“Begaj ka kërkuar eskortë në Gjermani”, Ylli Manjani: Nga kush do të mbrohesh?! Apo do të shesësh p*rdhë se je President

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një reagim në lidhje me lajmin që ka qarkulluar në media, ku thuhet se presidenti Bajram Begaj ka kërkuar eskortë nga policia federale gjatë vizitës në Gjermani.

Advertisements

Madje thuhet se Begaj është përplasur me ambasadorin e Shqiprisë në Berlin, Artur Kuko, pasi ky i fundit ka thënë se nuk mund ta merrte atë që dëshironte pasi ishte trazit dhe nuk ishte për një vizitë në Gjermani.

Advertisements

Në lidhje me këtë Manjani shkruan “kryetari i shtetit në vend të përpiqet të na rregullojë, me aq sa mundet, imazhin andej nga shkon, na nxjerr bojën. Në fakt tregon se në çfarë shteti është në krye”.

“Po si ka mundësi që i shkon mendja për salltanete të tilla kryetarit të shtetit, shtetasit e të cilit ikin me gomone duke rrezikuar jetën!? I shtetit të shpartalluar,ku më shumë se gjysma e shtetasve kanë braktisur territorin!!!” shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Bajram Efendiu…

*****

Artur Kuko është shqiptari qytetar që i ka shërbyer Shqipërisë me shumë dashuri, profesionalizëm dhe kompetencë.

Turi i takon atij grupi ambasadorësh që Republika mezi i ka dhe lutem t’i ketë për kohë të gjatë.

Bajram Efendiu, ish mjeku i kolonoskopisë që u bë dhe shef shtabi i ushtrisë e tashmë edhe President nuk i afrohet as te maja e thoit Artur Kukos dhe disa ambasadorëve si puna e tij.

Kryetari i shtetit më të degjeneruar në Europë paska kërkuar eskortë. E ku pa, në Gjermani!

Po pse të duhet eskorta more Efendi?

Nga kush do të mbrohesh?!

Apo do të shesësh pordhë se je President?!

Po kujt do ti shesësh pordhë?!

Gjermanëve?!

Allah, allah o Efendi!

Po si ka mundësi që i shkon mendja për salltanete të tilla kryetarit të shtetit, shtetasit e të cilit ikin me gomone duke rrezikuar jetën!? I shtetit të shpartalluar,ku më shumë se gjysma e shtetasve kanë braktisur territorin!!!

Pastaj, ç’kusur i ka Ambasadori Efendiut?!

E kupton se nuk i takon eskorta apo jo?!

Po edhe sikur ti takonte, e kupton se sa i degjeneruar është që e kërkon?!

Kryetari i shtetit në vend të përpiqet të na rregullojë, me aq sa mundet, imazhin andej nga shkon, na nxjerr bojën. Në fakt tregon se në çfarë shteti është në krye.

Është në shtetin që duhet ta kishte nën hetim për aq sa kallëzuar me shumë detaj e profesionalizëm nga Artur Meçollari.

Duhet të ishte në SPAK Efendiu dhe jo të kërkonte eskortë në Gjermani. Aq më pak ti hakërrehet Artur Kukos, ambasadorin tonë më të mirë.