Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Diola Dosti ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku mes të tjerash ka folur për jetën e saj personale.

A është Diola xheloze për partneren e re të ish-bashkëshortit të saj?

Advertisements

Absolutisht që jo! Gjatë intervistës ajo tregoi se ruan një marrëdhënie korrekte me ish-bashkëshortin dhe se për hir të vajzave që duan pushime me ata të dy, Diola i ka thënë se nëse do ai mund të marrë dhe ish-partneren me vete.

Advertisements

“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre.

Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”, ka treguar Diola.