Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, tha reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama në prani të shefit të Politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, në lidhje me kanabisin mjekësor.
Shehu u shpreh se deklarata e Ramës ishte provokim, ndërsa shtoi se me dështimin e “Pasaportave të Arta” po mundohet ta kompensojë me kanabisin.
Advertisements
Shehu ka renditur edhe dëmet që do të sillte implementimi i një ligji të tillë për vendin tonë..
Postimi i plotë:
Advertisements
Rama po shpall “Republiken e Kanabisit”!
Deshtimin e “Pasaportave te arta” ai e “kompenson” me Kanabisin.
Deklarata e tij per “Kanabisin mjekesor” ne prezence te Borrel, ishte provokacion!
-Keshtu ai kerkon te “legalizoje” grupet kriminale.
-Kerkon te nxise kultivimin e kanabisit kur siperfaqja e mbjellur me ate me 2021 ishte 50% me shume se me 2020.
-Kerkon qe ne prag zgjedhjesh te mashtroje perseri fshataret, te cileve ju shkaterrua bujqesia e blegtoria, por dhe liria me heret, nga ajo veprtimtari kriminale.
-Kerkon te krijoje nje tymnaje ndaj gjendjes katastrofale te vendit.
Kanabisi perdorent ne shumicen dermuese si “droge”, per trafiqe!
Ne Shqiperi reth 70% e nxenesve prej 13 vjec, te qendrave te vogla, tymosin.
Kanabisi krijon demtime te thella te intelektit e mund te shpertheje skizofrenine.
Kanabisi eshte prekursor i drogave te “forta”, 85% e te shtruarve me mbi doze ne toksikologji e kane filluar me kanabis.
Perdorimi mjekesor i kanabisit eshte eksperimental dhe ne sasi shume te vogla.
Eshte i kufizuar si terapi paliative e tumoreve, ne HIV, sklerozen multiple, i perpunuar.
Shqiperia nuk ka kapacitetet per keto kerkime shkencore e as perpunime.
Italia ate sasi te vogel, qe perdor per keto qellime e prodhon nen kontrollin e ushtrise.
MV deshtoi me nje projekt te tille ne anen financiare e ne transformimin kriminal.
Shqiperia, vendi me institucione te inkriminuara e te korruptuara, me kriminalitet galopant, trafiqe droge, do te zhytej me tej ne “batakun” e krimit keshtu.
Imazhi i saj nderkombetar do te renohej me shume e rruga jone europiane do te veshtiresohej me teper.
Varferia e cenimi i demokracise do te thelloheshin, si ne cdo vend ku sundon krimi.
Rrofte “Republika e Kanabisit”, sipas Rames!