Qindra njerëz, përfshirë presidentin e Ganës, i kanë bërë nderimet e fundit futbollistit Christian Atsu, i cili humbi jetën në tërmetin tragjik në Turqi muajin e kaluar.
Funerali i tij po mbahet në kryeqytetin e Ganës, Akra.
Advertisements
“Te desha kur ishe gjallë, do të dua njësoj edhe tani”, tha e veja e përlotur e futbollistit Marie-Claire Rupio.
Ajo nuk arriti që të lexojë fjalimin për shkak të dhimbjes dhe ia kaloi motrës së saj për të përfunduar leximin e fjalimit të përgatitur.
Advertisements
“Ti nuk ike vetëm, sepse një pjesë e imja është me ty”, vazhdoi ajo. “Buzëqeshjen tënde, dashurinë tënde e shoh në buzëqeshjet e fëmijëve tanë.”
Përfaqësues të ekipit kombëtar të Ganës dhe të klubit turk, Hatayspor, morën pjesë gjithashtu në homazhet për futbollistin e ndjerë.
Trupi i Atsu u gjet dy javë pas tërmetit nga rrënojat e banesës së tij në Turqi.
Trupi i pajetë u rikthye në Ganë gati 1 muaj më parë dhe do varroset në fshatin e tij të lindjes në Ganën juglindore.
31 vjeçari kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur në Premier League angleze për klube si Chelsea, Newcastle dhe Everton.
Ai gjithashtu bëri 65 paraqitje për Ganën dhe ndihmoi kombëtaren të arrinte në finalet e Kupës së Kombeve të Afrikës 2015.