Gazetari, Eni Ferhati zbulon se shtetasi Fatjon Murati, pronari i lokalit ku ndodhi masakra në Don Bosko, është larguar nga Shqipëria ditën e ngjarjes 12 mars.

Sipas gazetarit Murati ka kaluar në pikën e kalimit kalimit kufitar të Morinës të dielën, duke shfrytëzuar marrvëshjen e lëvizjes pa kontroll në fundjavë drejt Kosovës.

Advertisements

Ferhati thekson se Murati, pas Kosovës ka fluturuar drejt Turqisë.

“Rezulton se Fatjon Murati është larguar nga territori shqiptar fillimisht përmes doganës së Morinës, duke shfrytëzuar fundjavën, atje ku në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet kosovare për shkak të fluksit nuk ka regjistrim por vetëm kalim të qytetarëve.

Advertisements

Pas udhëtimit të tij drejt Kosovës, Fatjon Murati ka marrë avionin dhe ka shkuar drejt Turqisë, ku dyshohet se është strehuar aktualisht. Nuk dihet nëse Turqia është një shtet ku ai do të qëndrojë, apo një vend tranzit për të shkuar diku tjetër.

Ka informacione që Fatjon Murati të jetë shoqëruar në intinerarin e tij edhe nga dy persona të tjerë të cilët janë identifikuar nga policia”, tha gazetari.