Prindërit e Hasime Dafkut, një nga viktimat e Dan Hutrës kanë thyer heshtjen duke folur për ngjarjen e rëndë.
Në një intervistë për emisionin “Me zemër të Hapur”, prindërit tregun se e kishin marrë vesh lajmin e trishtë.
Advertisements
Babai i vajzës thotë se kur ka ardhur në Tiranë e ka gjetur në morg vajzën, ndërsa nëna e tij tregon telefonat e fundit me Hasimenë, 10 minuta para ngjarjes.
Pjesë nga intervista
Advertisements
Babai i Hasimese: Kam ardhur në tiranë, e gjeta tek morgu vajzën dhe kam biseduar me ata familjarët kur do e bëjmë varrimin, se e tyre ishte se e kisha martuar atje. Ramë dakord që varrimin ta bënim këtu. Vajza ime është e pafajshme. Më 19 dhjetor 2022 e martuam vajzën në familjen Hysa.
Pyetje: Kush i telefonoi vajzat?
Babai i Hasimese: Vellai im, e ka parë në televizor. Ai e ka parë në telefon dhe ka marrë në telefon këtu dhe tha që Hasimen më duket se e kanë plagosur.
Pyetje: Kur ishte telefonata e fundit me vajzën?
Nëna e Hasimesë: Telefonatën e fundit që kam pasur me vajzën kam qenë në Kosovë, 10 minuta para se të ndodhte ngjarja. Isha në kosovë tek vajza tjetër
Pyetje: Çfarë keni diskutuar?
Nëna e Hasimesë: Duke bërë shaka, duke qeshur. Kemi folur shumë mirë, kemi qeshur. Ne duam drejtësi
Pyetje: A i mbani mend fjalët e fundit të Hasimesë
Nëna e Hasimesë: Më tha çfarë ke berë, si ke kaluar. Kaq
Pyetje: Nuk e patë të shqetësuar?
Nëna e Hasimesë: Jo, ka qenë e gëzuar që kishte shkuar në atë familje.