Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës, Altin Gusho. Ky i fundit prej dy vitesh mbante postin e drejtorit të IEVP Drenovë.

Mësohet se në krye të kësaj detyre është emëruar Durim Toska, i cili ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Pogradecit.

Advertisements

Para kësaj detyre, Gusho ka mbajtur postin e shefit të Policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.