Një vajzë e mitur e moshës 4-vjeçare është gjetur e pashoqëruar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Policia ka publikuar foton e vajzës dhe i bën thirrje qytetarëve që mund të kenë dijeni për familjarët e saj që të telefonojnë në numrin 112.

Advertisements

Njoftimi i policisë

Advertisements

Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.