Debati i krijuar mes Luizit dhe Kiarës, u komentua edhe nga opinionistët. Arbër Hajdari tha se këtë herë nuk gjen argument për të justifikuar ftohtësinë e Kiarës të treguar ndaj partnerit të saj kur ishte sëmurë.

Sipas Arbërit sjellja e Kiarës ndonjëherë kundrejt Luizit është arrogante, por sipas moderatores ajo dashurinë e saj e tregon në mënyra të tjera dhe jo duke i dhënë puthje apo dhe zier çaj ashtu si vetë ajo e tha.

Advertisements

Pjesë nga biseda:

Kiara: Shumë situata këtu, kanë treguar se Olta bën disa veprime për të shfrytëzuar gjithçka për lojë. Nuk e mohoj faktin që Olta është e ndjeshme, por jo deri në pikën që ajo të duroj gjithçka ka bërë Luizi. Më vrau komenti i saj për shkak të ftohtësisë time në atë situatë. Nuk ka të drejtë Olta të ndërhyjë këtu. Luizi dhe Olta kishin bërë një bisedë me njëri-tjetrin që ata donin të më vinin mua në lojë.

Advertisements

Arbër: Kësaj rradhe nuk gjej arsye, për ta justifikuar sjelljen e Kiarës, se si mund të jetë aq indiferente ndaj të dashurit të saj. Ajo e ka obligim përkujdesjen. Nuk e justifikoj dot komentin “Hemo se nuk të dhemb aq shumë koka”. Nëse Olta po bën lojë, luaj dhe ti o Kiara. Kur personi yt i dashur të thotë që është sëmurë, nuk gjej argument të justifikoj veprimin tënd.

Kiara: Jemi shumë të ngarkuar, është dita e 80. Gjërat shihen ndryshe nga ekrani, ndryshe janë këtu.

Luiz: Arsyeja që nuk u afrua Kiara kam qenë unë. I thash unë mos më rri pranë se nuk doja zhurmë.

Kiara: Unë dashurinë time e tregoj në mënyra të tjera, nuk e tregoj duke i dhënë puthje apo duke i zier çaj.

Arbër: Ti ndonjëherë ke një sjellje arrogante.

Kiara: Të dy e kanë bërë këtë gjë, për të më vënë në lojë. Nuk ishte edhe aq e madhe.

Zhaklin: Unë këtë ngjarje e kam parë si luftë pushtetesh. Mërzinë e Kiarës e kuptoj dhe e justifikoj. Luizi i ka dhënë pushtet Kiarën dhe ajo njësoj si Deamishel po luan fort dhe e shikon veten në finale me Luizin. Kiara duhet ta pyeste Luizin nëse ai është mirë ose jo. Sa i përket Oltës, ajo ka patur nevojë edhe për dashuri dhe mbase e ka “përdorur” Luizin për më vonë.