Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” masakrën e mbrëmshme në “Don Bosko” u shpreh se, pas ngjarjes së rëndë, fakti më skandaloz është se asnjë zyrtar shteti nuk mori mundimin të kërkonte falje, përkundrazi bënë festë. Sipas tij, kjo gjendje e mungesës së rendit publik është kthyer në normalitet për qeverinë

“Kjo vetëgjyqësi që buron nga thirrja e kryeministrit “Kokat hëngshin”, është thirrja “Sfidoni shtetin dhe vazhdoni bëni vetëgjyqësi”, sepse kjo nuk ndodh kur ekziston shteti. Kemi një masakër që nuk kurseu askënd dhe viktima e pafajshme dhe mbesa e plagosur janë skandali më i madh, jo se u plagosën aty, por se asnjë zyrtar shteti nuk mori mundimin të kërkonte falje. Patë ndonjë sot që kërkoi falje? Jo. Bënë festë. Kjo është mungesa më e madhe e ndjeshmërisë dhe e humanizmit.

Advertisements

Unë nuk kam parë zyrtar që të bëjnë këtë. Nga ministri i Brendshëm, drejtori i Policisë së Shtetit, ai i Drejtorisë së Tiranës, apo zëdhënës, askush nuk doli që të thoshte kërkojmë ndjesë që u vra një njeri i pafajshëm. Nuk po flasim për dorëheqje. Ky është skandal, sepse këta e quajnë gjë normale këtë.

Më kujtohet një reportazh që bëhej për Meksikën ku gazetarja e pyet që kartelet dhe qeveria po punojnë bashkë dhe ai përgjigjej:

Advertisements

Jo unë po them se kartelet janë shteti.

Këtu krimi është shteti. Këta nuk thonë as më fal”-tha Abilekaj.