Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Elbasan për festimet e Ditës së Verës ku u shpreh se ky vend është kryeqyteti i kësaj feste për shkak të ruajtjes së traditës dhe numrin të madh të qytetarëve që zgjedhin Elbasanin për të festuar këtë ditë.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kjo ditë është simbol i lulëzimit ndërsa nuk i kurseu mesazhet politike ku tha se 14 maji do të sjellë një ndryshim të thellë dhe bëri thirrje për të mbështetur kandidatin e tij Luçiano Boçi.
Advertisements
“Urimet më të përzemërta qytetarëve të Elbasanit për këtë ditë gëzimi feste për Elbasanin i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarëve. Këtu sot kanë ardh pelegrinë nga mbarë Shqipëria në këtë kontekst Elbasani sot është edhe kryeqyteti i pelegrinazhit kombëtar dhe i meriton të gjitha ndetimet për historinë e tij dhe festën që e ruajti më shumë se të tjerët,
i meriton për shqirtin e bardhë të qytetarëve ndaj dhe shpreh kënaqësi por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit, natyra fillon dhe ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër, 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh për qytetar të parë një intelektual të shquar dhe një politikan të mirënjohur Luçiano Boçi për kryetar të Bashkisë edhe njëherë urimet më të përzemërta, Hirushen e festave tona sic e ka quajtu Faik Konica”, tha Berisha.
Advertisements