Një grua ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa ishte në pelegrinazhin e Kishës së Shna Ndout në Laç.

Shtetësja identiteti i të cilës ende nuk dihet fillimisht u dërgua në spitalin e Laçit me autoambulancë.

Advertisements

Sipas bluzave të bardha pranë këtij spitali, ajo kishte marrë plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Fatkeqësisht gruaja ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërkohë deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Advertisements