Një person ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë dhunuar dy mjekë në Kukës.

Bëhet me dije se është arrestuar Izmir Veseli 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Haxhi Veseli 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.

Advertisements

Në vijim të informacioni paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, shtetasi M. S., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin D. Xh., 75 vjeç (këmbësor), ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi D. Xh. humbi jetën, për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 68 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar qarkullimin e automjeteve në një rrugë publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.