Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjilan. Një djalë i moshës 22 vjeçare ka vdekur në shtëpinë e tij. Sipas mediave bëhet me dije se viktima është Valmir Hasani nga Gjilani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Advertisements

“Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësor ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ndërsa, mediat lokale kanë publikuar edhe fotografi të të ndjerit dukë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër.Sipas familjarëve, i riu ka pësuar sulm kardiak (infarkt). Por, kjo nuk është konfirmuar ende.

Advertisements

“Varrimi i të ndjerit bëhet nesër e martë, me 14.03.2023, në orën 16:00”, thuhet në njoftim.