Një minator është plagosur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se minatori me iniciale Sh.k është plagosur gjatë punës në një nga minierat në Bulqizë.

Për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, minatori 50-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës,

Advertisements

është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.