Ditën e sotme është arrestuar Altin Morina shef trajnimi pranë repartit “RENEA”, pasi ju gjetën 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund në makinë.

Fillimisht në media qarkulloi lajmi se Morina ishte kapur nën shoqërinë e një personi të dyshuar si i përfshinë në atentatin e dy ditëve më parë në Don Bosko ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën 6 persona të tjerë.

Advertisements

Por policia ka sqaruar se dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjerën.

Policia bën me dije se Morina është vënë pasi dyshohet për “pastrim të produketeve të veprës penale”, “fshehje e të ardhurave”, si dhe “shpërdorim detyre”.

Advertisements

Pasditen e sotme është arrestuar në Tiranë shefi i Stërvitjes te Reparti Special RENEA, Altin Morina, pasi në automjetin me të cilin lëvizte iu gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.

Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative se 43-vjeçari po qarkullonte me një shumë të madhe parash në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi u bë te Kodra e Diellit, e njohur si zonë ku banojnë njerëz të njohur të biznesit dhe politikës. Por ku e mori këtë shumë?

Kush ia dha? Ai akuzohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”.

Kjo është hera e dytë që arrestohet Morina, pasi edhe në 2015 kur ishte pjesë e FNSH-së përfundoi në pranga pas një sherri.