• Sot është publikuar fotoja e banakieres që gabimisht mbeti e vrarë në masakrën e Don Boskos. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer.
• Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. • Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
• Lokali që një natë më parë u kthye në vendngjarjen e një masakre, në pronësi të Fatjon Muratit, rezulton të jetë i sekuestruar. Më 14 tetor të një viti më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e katër pasurive dhe tri bizneseve në pronësi të Fatjon Muratit. Vlera e pasurive të sekuestruara përllogaritet në rreth 5 milionë euro.
Advertisements
• Për ngjarjen kanë reaguar dhe dy krerët e partive opozitare, Sali Berisha dhe Ilir Meta që fajësojnë qeverinë për situatën ku ndodhet vendi dhe kriminalitetin.