Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Pogradec kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, ku akuzon zv. Kryeministren Belinda Balluku pasi me vendim të saj ka lejuar dy anije-gjeneratorë në Vlorë duke i kushtuar shtrenjtë shqiptarëve, në vlerën prej 64 milion dollarë.
Sipas tij kosto e prodhimit të energjisë përmes këtyre anijeve është më e lartë se çmimi në bursë.
Advertisements
“Sot ka sjellë Belinda Balluku dy gjeneratorë monstra, të cilët ishin në Bangladesh. Kosto e prodhimit të energjisë me ata ishte 2-3 herë më e lartë se në bursë. Prodhimi i energjisë në Shqipëri është 2 terravat më shumë sesa nevoja. Ju i paguani tigrave të belindës nga 90 mijë dollarë. Në fund të dy viteve këto janë fiks 64 milionë dollarë. Edi Rama ka përdorur korrupsionin duke blerë deklarata poshtë e përpjetë dhe thotë se Amerika nuk korruptohet. Amerika nuk korruptohet por McGonigal korruptohet”, tha Berisha.
Trondit kriza demografike shqiptare! “Rinia, forca për ndryshim braktis vendin”, deputetja e njohur publikon shifrat alarmante për largimin e të rinjve
Advertisements
Sipas tij “Zgjedhjet janë shumë më tepër se sa lokale. Duhet të japim një mesazh që një grup dhe organizatë kriminale që për vete jeton në luks, punon ditë e natë për të pasuruar veten dhe nuk punon aspak për qytetarët.
“O teta Bardha më kanë vrarë”, fqinja e Mimoza Pajës rrëfen e përlotur momentin e komunikimit me mbesën 10- vjeçare të plagosur në atentat
Kurrë nuk kam qenë dhe nuk do jem kundër të pasurve, por sa të jem gjallë në politikë të parin do të vendos qytetarin, hallet dhe dertet e tij dhe nuk do bëhem kurrë pjesë e asaj amalgame pushtet- oligarki që u thith gjakun çdo ditë qytetarëve me vjedhjet dhe plaçkitjet e tyre. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për ndryshimin. Ne sot jemi njerëzit më të vjedhur dhe më të varfër në Europë”.