Ngjarja e rëndë e atentatit të mbrëmjes së djeshme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur viktima Mimoza Paja dhe 5 të tjerë të plagosur.

Mes të lënduarve është edhe xhaxhai i Fatjonit, Sait Murati.

Advertisements

Kush ishte shënjestra e atentatit? Masakra e Don Boskos, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë u gjetën brenda makinës së autorëve

Një mikeshë e të ndjerës ka treguar jetën e vështirë mes sakrificave për të rritur fëmijët dhe mbajtur familjen.

Advertisements

“Ishte e varfër. Në lokalin ku punonte më parë përveç punës që bënte mblidhte edhe kanoçe. Ndërsa në lokalin e Fatjon Muratit, Mimoza punonte 16 orë, dy turne”, ka thënë ajo.

58- vjeçarja mbante e rriste dhe mbesën 5 vjeçare e cila u plagos në atentat, pasi e vajza ishte ndarë nga bashkëshorti me shtetësi kosovare.