Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se e gjithë java në përgjithësi do jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.
Të mërkurën pritet prezencë reshjesh kalimtare, një front i ftohtë kalimtar që largohet të enjten.
Advertisements
Nesër për Ditën e Verës do ketë intervale të gjata me diell, me temperatura deri në 20 gradë.
Në përgjithësi kjo pranverë është e ngjashme me pranverat e viteve 90 tipike mesdhetare. Temperaturat nuk do kenë luhatje si gjatë viteve të fundit , tha meteorologia.
Advertisements