Shënjestër e atentatit në “Don Bosko” të Tiranës dyshohet të ketë qenë vëllai i Fatjon Muratit. Kështu raportohet nga mediat, duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor. Sipas raportimeve, vëllai i Fatjon Muratit ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes, por nuk është prekur nga plumbat.
Edhe ky i fundit është një person i njohur për botën e krimit. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, rezulton që vëllai i Fatjonit të ketë një të shkuar kriminale të theksuar. Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Advertisements
Ndërkaq, mësohet se vëllai i Fatjon Muratit mendohet se ka ardhur në Shqipëri disa ditë më parë nga një vend i Bashkimit Europian.
Nga të shtënat në lokal mbrëmjen e së dielës, u vra banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën Shehat Murati 50 vjeç, (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç.
Advertisements