Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një djalë të ri te vijat e bardha, teksa po kalonte rrugën. Përveç vijave të bardha, ky kryqëzim funksionon me semaforë dhe është një nga më të përdoruruit nga kalimtarë të shumtë.
Advertisements
Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në vendngjarje, nga përplasja, djali ka thyer këmbën si dhe ka humbur ndjenjat. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Advertisements
Sakaq, policia ka kryer shoqërimin e shoferit të makinës.