Autobuzi i skuadrës së kategorisë së tretë turke, Alanya Kestelspor është aksidentuar në orët e para të mëngjesit teksa po kthehej nga transferta me Ofspor. 13 lojtarë, trajneri dhe asistenti i tij pësuan lëndime gjatë aksidentit teksa për fat të mirë nuk pati asnjë jetë të humbur.

Në deklaratën e klubit shkruhet se të aksidentuarit u shoqëruan menjëherë për në spital ndërsa në komunikatë theksohet se një prej lojtarëve iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale duke qenë edhe në një gjendje më kritike se pjesa tjetër e stafit dhe lojtarëve të aksidentuar.
“Pas aksidentit të plagosurit janë dërguar në spitalet e rajonit dhe ka nisur trajtimi i tyre. Falë Zotit nuk humbëm asnjë jetë në këtë aksident të rëndë, i cili na trishtoi të gjithëve. Një nga lojtarët tanë u dërgua në Spitalin Universitar Akdeniz për operacion dhe një lojtar tjetër i yni u dërgua tek Trajnimi dhe Kërkimi Universitar i Alanya Alaaddin Keykubat. Ai iu nënshtrua një operacioni. Trajtimi i lojtarëve të tjerë dhe ekipit tonë teknik vazhdon”, shkruhej në komunikatën e Alanya Kestelspor.

Advertisements