Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi, që çoi në arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.
Në dëshminë e saj, ajo ka pretenduar se ka pastruar 8 shtëpi të mbushura me para. Pastruesja ka rrëfyer se vjedhjen e inskenoi “pasi Alda Klosi donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, për shkak të konflikteve mes tyre.
Advertisements
“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë.
Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi, raporton News24.
Advertisements
Është e paqartë se kush e ka telefonuar policinë ditën kur janë marrë shumat e konsiderueshme të eurove nga banesa, vajza e ish-zyrtares apo vetë Alda Klosi.
Në dëshminë e parë Alda Klosi ka pretenduar se i janë vjedhur vetëm para e bizhuteri dhe një shumë parash për përdorim vetjak.
Advertisements
“Shumë për përdorim vetjak, para e bizhuteri”, ka treguar Alda Klosi për policinë në dëshminë e parë.