Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e Amar (Dritan) Shkëmbit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autoritetet shqiptare, prej një muaji kishin siguruar informacion se 39-vjeçari ndodhej jashtë vendit.

Advertisements

Prej dy javësh ai është mbajtur nën vëzhgim. Në momentin që policia ka ndërhyrë për ta arrestuar nuk i janë gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

Identifikimi nga policia se kishin të bënin me të njëjtin person është bërë nëpërmjet shenjave të gishtave. Mësohet se fillimisht Shkëmbi ka bërë rezistencë.

Advertisements

Artikulli paraprakE rëndë në Lushnjë, 42-vjeçari ‘ther’ me thikë të vëllanë
Artikulli tjetër“Më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro”/ Çifti i njohur i showbizit rikthehen bashkë