Java e ardhshme parashikohet të jetë java më e ftohtë e këtij dimri. Rryma atmosferike e ftohtë, e quajtur Nikola vjen nga Rusia dhe pritet të mbërrijë nga hëna e 6 shkurtit edhe në vendin tonë.

Moti i acartë karakterizohet nga erërat e ftohta që do të prekin një pjesë të madhe të territorit, duke shkaktuar rënie të menjëhershme të temperaturave të cilat do të arrijnë deri në -10°C në zona të caktuara.

Advertisements

Parashikimet e motit për javën e ardhshme flasin për reshje dëbore edhe në lartësi të ulëta, gjë që nuk përjashton mundësinë që të ketë borë edhe në Tiranë.

Artikulli paraprakPas “martesës”, çifti bëjnë planet për jetën jashtë, ja propozimi surprizë i Luizit
Artikulli tjetërE quajti “Shrek” dhe “uroi që të digjej me benzinë” kur ishte pas shpine me Dean, por çfarë i tha Amosi Luizit kur ishin përballë?