Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur procedurat e ekstradimit për Leonard Dukën, i dyshuar si koka e një grupi kriminal që urdhëroi dhe ekzekutoi planin për të vrarë ish-efektivin e policisë Santiago Malko.

Bëhet me dije se dosja e tij i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, e cila pasi të bëjë procedurat përkatëse do t’u kërkojë autoriteteve përkatëse e të nisë proceduarat e ekstradimit.

Advertisements

Ish-efektivi i Policisë, Santiago Malko, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, u ekzekutua natën e 27 gushtit, 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Pas krimit, polici shpalli në kërkim tetë persona të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Duka”; vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj.

Advertisements

SPAK ka arritur të provojë përmes ADN-së lidhjen e personave kryesisht Blendi Tetës me vrasjen e Malkos. Ky i fundit u dënua nga Gjykata Speciale me 25 vite burg.

Artikulli paraprakDebate mes çiftit të Big Brother Vip, Luizi i kthehet Kiarës: Ik moj…
Artikulli tjetër‘Dua ujë’! E trishtë! U nxorr i gjallë nga rrënojat pas 13 ditësh, ndërron jetë në spital djaloshi