Një 48 vjeçar i ka dhënë fund jetës mesditën e kësaj të premteje në shtëpinë e tij në Shkodër.

Policia njofton se shtetasi me inicialet A.Xh është vetëvrarë me armë gjahu.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, dyshohet se është vetëvrarë më armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi A. Xh., 48 vjeç.

Advertisements

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Artikulli paraprakSi asnjëherë më parë! Banorja e njohur e ‘Big Brother Vip’ flet për ish-partnerin
Artikulli tjetërNdahet nga jeta gazetari shumë i njohur për publikun (Foto)