Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze. Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ka vrarë një person me thikë pas një sherri të çastit.

Mediet franceze bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e viktimës. I dyshuari, një 30-vjeçar shqiptar me banim në të njëjtin banesë, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe është dërguar në paraburgim.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake të ngjarjes, i dyshuari ka shpjeguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë.

Një fqinj i viktimës ka lajmëruar policinë. Pasi e ka masakruar me thikë 34-vjeçarin, shqiptari i ka bërë video të trupit dhe ia ka dërguar në aplikacionin Snapchat fqinjit të tij. Rezulton se shqiptari është pe precedentë të mëparshëm penalë.

Advertisements

Artikulli paraprakNdodh në autostradën Tiranë-Durrës/ Ambulanca me sirenat ndezur, qytetari me makinë s’i hap rrugën (VIDEO)
Artikulli tjetërAvioni u rrëzua në Shqipëri, Yuri Kim shkon në shtëpinë që strehoi të mbijetuarit