foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një 33-vjeçar ka humbur jetën. Sipas mediave të huaja mësohet se aksidenti ka nodhur në fshatin Parantoro në Montalto Uffugo, në pjesën malore të zonës komunale, ku shqiptari humbi kotrollin e makinës me të cilët po udhëtonte dhe u përplas me një pemë.
Advertisements
Përplasja ka qenë fatale dhe nuk ka përfshirë automjete të tjera. Pas përplasjes ai ka mbetur i bllokuar brenda makinës, aq sa në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.
I riu me origjinë shqiptare prej shumë vitesh jetont në këtë komunitet.Ai punonte në një firmë vendase me kontratë të rregullt pune. Shqetësues ka qenë reagimi i kolegëve të punës që kanë shkuar në vendngjarje me lajmin e aksidentit.
Advertisements