Tjetër aksident i rëndë në vend, makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në Fier pranë ish-parkut të mallrave.

Advertisements

Një automjet është përplasur me një “Benz” dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

Advertisements

Nga informacionet e para mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjence në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje, ndodhet policia e cila po kryhen ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.