Thuhet se nuk flasin me njëra-tjetrën, motra e Olta Gixharit komenton për herë të parë lojën e saj në “BBV”

Këtë mëngjes e ftuar në “Wake Up” ka qenë Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit. Që prej hyrjes së aktores në “Big Brother Vip Albania” është përfolur gjatë në rrjet marrëdhënia midis dy motrave.

Advertisements

U bë me dije se dyshja nuk flasin me njëra tjetrën, ndonëse në lidhje me këtë Gerta që ndodhet jashtë nuk ka komentuar kurrë. Jo vetëm kaq!

Advertisements

Deri tani ajo nuk ka komentuar as lojën e motrës së saj në formatin “BBV”. Në intervistën e saj këtë mëngjes, gazetarja e preku vetëm pak lojën e Oltës në shtëpi, duke folur gjithë kohës në emër të saj dhe Luizit.

“Ne e kemi shumë të thjesht të japim opinione nga jashtë se i shikojmë të gjitha cepat e shtëpisë. Olta është në qendër të gjërave, se ndryshe nuk do të ishte në krye të banorëve, ajo dhe Luizi.

Në qoftë se ti ke premisa për të qenë lider, për shkak të lojës në atë shtëpi patjetër që kërkon ta kontrollosh situatën. Të shohësh çfarë ndodh në shtëpi, çfarë ndodh me banorët në mënyrë që të luash sa më mirë,”-shtoi motra e Oltës.