Një tjetër tragjedi ka ndodhur në familjen Saliaj nga Vora. Djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish-vjehrri në qershor të këtij viti, u aksidenrua për vdekje mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kinostudios rreth orës 23:00.

Enjon Saliaj, 20 vjeç u përplas për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Mësohet se shoferi është larguar dhe ka lënë makinën në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk i ka dhënë asnjë ndihmë djalit.

Advertisements

Kujtojmë se vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit.

Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Advertisements

Artikulli paraprakI fundit! Aksident me një të vdekur në Tiranë, makina përplas këmbësorin (EMRI)
Artikulli tjetërAksident në Durrës, humb jetën 66-vjeçari