Deputeti turk i Partisë AK në Hatay, Huseyin Yayman, në një komunikim për mediat turke pas tërmetit, tha se familja e tij është ende nën rrënoja.
Deputeti Yayman tha se si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore shumë familjarë të tij ndodheshin ende nën rrënoja së bashku me fëmijët e tyre.
Advertisements
Jayman tha: “Dy vëllezërit e mi, gratë e tyre, motra ime, kunati im dhe fëmijët e tyre janë nën rrënoja. Ka të çara në rrugë, të gjithë janë të mobilizuar”.
Epiqendra e lëkundjeve 7.8 ballë të shkallës Rihter ishte në juglindje të Turqisë dhe veriun e Sirisë.
Advertisements
Zëvendëspresdenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se numri i viktimave ka arritur në 284, ndërkaq 2.323 të tjerë janë plagosur.
Ministria e Shëndetësisë së Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluar nga Qeveria, në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq mbi 600 persona të tjerë janë plagosur.
Advertisements
Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter.