Ka nisur me përplasje seanca plenare e kësaj të enjteje. Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga seancat plenare, kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Kuvendit, ndërkohë që Garda ka bërë bllokimin e hyrjes kryesore.

Deputeti i PD-së Oerd bylykbashi tha se në lidhje me përjashtimet e bëra, PD ka bërë një ankimim në Byronë e Kuvendit dhe deri në momëntin që të jepet një vendim ndaj përjashtimeve deputetët duhet të lejohen të hyjnë në ambientet e Kuvendit.

Advertisements

Gazetarja Eksiola Shehu tha se ka pasur dhe përplasje mes deputetit Flamur Noka dhe punonjësve të gardës të cilët janë shtyrë mes njëri-jetrit.

“Ka pasur përplasje mes deputetit Flamur Noka dhe punonjësve të Gardës. Ka pasur shtyrje për shkak se deputetët nuk janë lejuar të hyjnë në ambientete e parlamentit. Garda ka marrë urdhër që deputetët të mos lejohen të futen në parlament për shkak të masës së marrë ndaj tyre”, tha Shehu.

Advertisements

12 deputetë të Partisë Demokratike do të mungojnë, në seancën e sotme pasi janë përjashtuar për shkak të sjelljes në seancat e kaluara.

Deputetët që do të mungojnë sot janë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji dhe Bledion NallbaTI.

Advertisements

Artikulli paraprakDumani trondit me informacionet e fundit: Palushi e dinte që fshihesha tek Alibej, i merrja leje dhe dilja rrugëve të qytetit
Artikulli tjetër“Jam shtatzënë”, Kiara befason Luizin në shtrat: Papritur, siç të erdhi puthja