Pamje të rënda vijnë qyteti turk i Kahramanmaraş, i cili ndodhet afër epiqendrës së tërmetit 7.8 ballë të shkallës Rihter, që goditi mëngjesin e kësaj të hënë Turqinë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qendra e qytetit shihet pothuajse e rrafshuar.

Advertisements

Pirgjet me rrënoja shihen kudo, teksa autoritete raportojnë se numri i viktimave në turqi dhe Siri ka shkuar në 800.

“Pamjet e tmerrshme të dëmeve të përhapura nga tërmeti në qytetin turk të Kahramanmaraş”, shkruan World News në Twitter.

Advertisements

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter.

Advertisements

Artikulli paraprakPamje rrëqethëse nga kamerat e sigurisë, lëkundjet shkatërruese të tërmetit në Turqi zgjasin më shumë se dy minuta(VIDEO)
Artikulli tjetërÇfarë dëgjoi Luizi pas derës? Del videoja nga dhoma e rrëfimit, Olta kërkesë të pazakontë produksionit, të largohet Efit nga ‘Big Brother Vip’ ose ajo do të …