Pak javë më parë një lajm i trishtë mbuloi botën e futbollit teksa bëhej me dije se trajneri i njohur, Dorian Bubeqi, kishte humbur bashkëshorten e tij, e cila ishte ndarë nga jeta. Një moment tragjik për familjen Bubeqi që duhet të kalonin një situatë aspak të lehtë.

Ditën e sotme, Irdo Bubeqi, djali i teknikut, shënoi një gol në ndeshjen e kampionatit të moshave mes Besës dhe Bylisit.

Advertisements

Irdo në pjesën e dytë barazoi shifrat për Besën me një penallti dhe “festa” e golit ishte një dedikim i tëri për mamanë e tij. Në rrjete sociale, djaloshi prek lexuesit me fjalët e tij të trishta.

“Mami ky gol ishte per ty , nuk mendoj se do të shërohem ndonjëherë nga tragjedia e pashmangshme e vdekjes sate të papritur. Faleminderit që je rrezja ime e dritës në jetë. U prefsh ne xhennet ️, do te me mungosh shume. ”- shkruan Irdo.

Advertisements

VIDEO

Artikulli paraprakÇfarë do ndodh? Policia del me njoftimin e rëndësishëm për rrugën Durrës-Elbasan, ja shkaku
Artikulli tjetërUPSSS!! Detaji që na shpëtoi, ja ‘gafa’ e Arbanës me Efin në studio që konfirmoi lojën e produksionit