Pak çaste më parë është rrëzuar mbikalimi në zonën e Bahçallëkut në Shkodër. Gazetari i ABC news Simon Shkreli raporton se nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale. Në pamjet e siguruar nga ABCNews shihet e gjithë pjesa metalike, e cila ka zënë aksin rrugor që lidh Shkodrës me Lezhën. Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa pritet grupi hetimor për të dhënë detaje rreth këtij rasti të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.
/abcnews.al
Advertisements