Kreu i PD, Sali Berisha u ndal në një takim me strukturat në Gjirokastër këtë të shtunë, nga ku deklaroi se vendi ynë ndodhet në kushtet e një “monizmi të plotë njëlloj si 32 vite më parë”. Ky monizëm tha kryedemokrati, “bazohet te krimi dhe droga”.

Kreu i PD, Sali Berisha u ndal në një takim me strukturat në Gjirokastër këtë të shtunë, nga ku deklaroi se vendi ynë ndodhet në kushtet e një “monizmi të plotë njëlloj si 32 vite më parë”. Ky monizëm tha kryedemokrati, “bazohet te krimi dhe droga”.

Advertisements

Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren. Se u ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime me çarter, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime. Sa asnjë kryeministër në Europë ose në botë.

Advertisements

Nëse ai do pyeste për qytetarët e Gjirokastrës, ai kurrë nuk mund të përdorte pushtetin për një stërluks të tillë. Ai i urren, ai i vjedh, ai i konsideron qenie inferiore ata që i vjedh.

Ai mendon se nëse ishin të bindur se i vjedh, do i jepnin përgjigjen e duhur.

Advertisements

KLSH, vitin e kaluar, konstaton se në 9 muaj, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në një vit? 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot.

Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë”, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprak“Dashuria mes Kiarës dhe Luizit sa vjen dhe zbehet”/ Gazetari i njohur i ‘Top Channel’ bën deklaratën e papritur
Artikulli tjetërNga konfliktet te sëmundja e së ëmës, zbulohet marrëdhënia e Luiz Ejllit me familjarët e tij