Përveç Luiz Ejllit, edhe Kiara Tito pati një debat mbrëmë me Amos Muji Zaharua. Moderatorja i tha aktorit se është njeri false dhe se kur banorët i thanë javën e kaluar që ai ka rënë në qetësi dhe nuk është aktivizuar fare në debate, ai menjëherë të nesërmen, “u zgjua”.

Por Amosi e kundërshtoi mendimin e Titos, duke i thënë se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea Mishel nuk morën pjesë në “dasmën” e saj dhe të Luizit.

Advertisements

Kiara u shpreh se Amos dhe Dea janë xhelozë, për faktin që ata nuk ishin në pozicionin e tyre.

“Mua më shqetëson fakti që je shumë fallco si njeri, komplet fallco. Kemi qenë para dy ditësh duke biseduar dhe ishim ne që të kapëm dhe të thamë ‘Amos po rri shumë në heshtje, bëj diçka që të zgjohesh’ dhe fill të nesërmen iu fute lojës”, i tha Kiara.

Advertisements

Kjo e fundit shtoi më pas: “Të ishe atje në momentin që duartrokitën të gjithë. Se je xheloz Amos. Nuk t’u dha rasti të ishe aty bashkë me Dean që bëtë muhabet te krevati. Duhej të ishe aty, jo të flisje nga mbrapa. Nuk ju dha rasti të bëtë dasmën. Ju mund të ngrinit zërin e të thonit ‘unë dua të bëj dasmën’”.

Advertisements

Artikulli paraprak“Turp, urinon para një nëne beqare”, Valbona shpërthen keq ndaj Maestros: Unë jam grua dhe me G të madhe, mos më trego mua… (VIDEO)
Artikulli tjetërZbërthehet pastruesja dhe ngjarja merr tjetër rrjedhë, Rozeta Dobi tregon konfliktet që kishte ish zyrtarja me bashkëshortin: Vjedhja ishte një inskenim, ajo me burrin e saj…