Genci Seriani 52 vjeç është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë 33-vjeçarin Armando Mustafa.
Policia ka deklaruar se dyshohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe Mustafa tashmë është në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Advertisements
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar, kapet pas një orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, 33-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes. Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Advertisements