Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pogradec, ku një person është dhunuar nga një oficer policie.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” oficeri i policisë i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar shtetasin Ervin Norolla.

Advertisements

Nga pamjet filmike duket se oficeri e ka goditur në ambientet e brendshme të një pallati në Pogradec, ndërkohë që policia nuk jep asnjë informacion mbi rastin dhe nuk dihet arsyeja pse është dhunuar.
Ngjarja ka ndodhur më datë 08.02.2023 në mes të ditës në pallatin në rrugën “Rinia” në lagjen numër 1 të Pogradecit.

Ndonëse fjalët janë të pakuptueshme, në një moment qytetari dëgjohet duke i thënë oficerit të policisë “për Zotin e madh nuk bëj gjëra të tilla”, por ai vazhdon ta godasë me shpulla dhe ta mbajë të kapur për rrobash. Më pas e shtyn nëpër shkallë dhe e qëllon me shqelma.

Advertisements

Sipas informacioneve bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Advertisements

Artikulli paraprakBashkimi i dosjeve për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, GJKKO merr vendimin më të fundit
Artikulli tjetërHumb jetën nga tërmeti aktori i njohur turk, u rrëzua përtokë kur muri i shtëpisë u shemb