Një pakistanez anonim bën aktin më të madh në ndihmë për tërmetin. Hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 mln dollarë

Kur bëhet fjalë për fatkeqësi natyrore, i gjithë njerëzimi bëhet solidarë. Harrojnë për një moment konfliktet mes tyre, madje edhe armiqësitë në shekuj.

Advertisements

Një burrë që deshi të mbetet anonim në Shtetet e Bashkuara, u ka dhuruar 30 milionë dollarë ndihmë për qytetarët e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende. Sipas kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, donatori i kësaj shumë të majme është një pakistanez.

Advertisements

“I prekur thellë nga anonimiteti i pakistanezit që u fut në ambasadën turke në SHBA, dhe dhuroi 30 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë”, ka shkruar në Twitter kryeministri pakistanez.

“Këto janë akte kaq madhështore të filantropisë, që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi rrethanat në dukje të pakapërcyeshme”, shtoi Sharif. Lajmin e konfirmoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë. Në anën tjetër CNN ka kontaktuar ambasadën turke në SHBA për të marrë prononcim, por deri më tani nuk është bërë e ditur asgjë