Mrekulli në Turqi, shpëtohet nga rrënojat i mituri pas 119 orësh, veshur kishte bluzën e skuadrës së zemrës që do luante të nesërmen

Një mrekulli ka ndodhur në Kahramanmaras ku një 16-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 119 orësh.

Advertisements

Në momentin kur Kamilcan u nxor nga rrënojat kishte të veshur bluzën e klubit të preferuar të futbollit.

Advertisements

Ai e kishte të veshur bluzën e klubit “Fenerbahçe” pasi të nesërmen ekipi i zemrës së 16 vjeçarit kishte ndeshje.

Pamjet e shpëtimit të 16-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen edhe të ekipit “Fenerbahçe”.

“Sonte, në orën e 119-të, kemi lot në sy, ne pamë mrekulli edhe një herë! Kemi ende shumë ndeshje në vijim, po të presim Kamilcan”, ka shkruar klubi i futbollit në dedikim për adoleshentin, raportoi Cumhuriyet.