Një 45-vjeçar u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë pas më shumë se 278 orë nga tërmetet që goditën provincat jugore të vendit. Mediat turke raportojnë se,

Hakan Yasinoglu u gjet i gjallë nga ekipet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat në qarkun Defne. Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.

Advertisements

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë më 6 shkurt në pjesën jugore të Türkiye-s prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca. Deri më tani në Turqi, mbi 38,000 njerëz kanë humbur jetën, dhjetëra mijëra janë plagosur dhe më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.

Advertisements

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e nesërme, 18 shkurt 2023
Artikulli tjetër“All Your Lovin” është fshirë nga YouTube/ Semi Jaupaj tregon arsyen dhe “thumbon” këngëtarin