Komisionin Europian ka marrë vendimin që çdo anëtar i stafit të tij të heqë aplikacionin e TikTok nga telefoni i tyre, si edhe nga pajisjet e korporatës.

Komisioni tha se “po zbaton masën për të mbrojtur të dhënat dhe për të rritur sigurinë kibernetike”.

Advertisements

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është përballur me akuzat se mbledh të dhënat e përdoruesve dhe ia dorëzon qeverisë kineze.

Ndërkohë kompania ka këmbëngulu se funksionon njësoj si mediat e tjera sociale.

Advertisements

Shefi i industrisë së Bashkimit Evropian (BE) Thierry Breton tha në një konferencë shtypi se ekzekutivi i unionit është shumë i fokusuar në sigurinë kibernetike, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

Ndalimi do të thotë gjithashtu se stafi i Komisionit Evropian nuk mund të përdorë TikTok në pajisjet personale që kanë të instaluar aplikacione zyrtare.

Advertisements

Në Komisionin Evropian janë rreth 32.000 me kontratë. Ata duhet të heqin aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 15 marsi.

Për ata që nuk respektojnë afatin e caktuar, aplikacionet e korporatës, si emaili i komisionit dhe Skype për Biznes, nuk do të jenë më të disponueshme më për ta.

TikTok tha se vendimi i komisionit bazohej në ide të gabuara për platformën e tij.

“Ne jemi të zhgënjyer me këtë vendim, i cili besojmë se është i gabuar dhe i bazuar në keqkuptime themelore,” tha një zëdhënës.

Artikulli paraprak“Luanin që u bë i famshëm ia dhuruam ne”/ Luizi mik me Vis Martinajn? (VIDEO)
Artikulli tjetërE papritur/ Olta heq rripin dhe del në nominim “kokë më kokë” me Luizin