Xhuli Nura përveç përfshirjes në debate me pjesën më të madhe të banorëve të Big Brother VIP Kosova shpesh herë ka rrëfyer edhe për vështirësitë që ka kaluar në jetë.
Modelja nga Drenica ka treguar për sfidat nëpër të cilat ka kaluar në jetën e saj si emigrante në Evropë. Xhuli një rrëfim të tillë e ka bërë së fundmi edhe me banoren nga Shqipëria, Melisa Lleshin.
Advertisements
Ajo ka treguar se ka patur periudha kur ka kaluar deri në tre ditë pa ngrënë bukë duke u ushqyer vetëm me gjërat që kishte në vendin ku punonte ndërsa ka zbuluar edhe problemet që kishte me ish-partnerin gjatë kësaj periudhe.
“Sapo erdha në Londër, ka qenë një moment që unë tre ditë kam ndenjur pa ngrënë bukë, vetëm ujë të punës dhe gjërat që kishim mundësinë t’i merrnim pa para, me ato kam shkuar deri sa më ka dal paga, sepse krejt paratë i kishte ai”, ka thënë Xhuli.
Advertisements