Ish-drejtoresha e koncesioneve, Alda Klosi në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti është arrestuar mbrëmjen e djeshme pas një dëshmie të gjatë në polici të ish-pastrueses së saj Rozeta Dobi.
Pastruesja vendosi që të tregonte të vërtetën, por përse tani? Pika e kthesës ka qenë fakti që Apeli pak ditë më parë e la në burg dhe gjendja jo e mirë e djalit në qeli. Kjo, dyshohet se ka bërë që Dobi të ndryshojë mendje dhe të pranojë që të bashkëpunojë.
Advertisements
Para uniformave blu Rozeta Dobi më herët ka dëshmuar se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Por tashmë gjërat ndryshuan.