Gazetarja Keti Banushi analizoi në emisionin Revieë në Euroneës Albania aksionin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj.

Banushi tha s enë dijeninë e saj ka dhe pasuri të tjera të cilat janë në pronësi të Martinaj, por që nuk janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme.

Advertisements

Sipas saj kjo mund të ketë ndodhur pasi SPAK nuk ka mundur të vërtetojë dot që pronat janë në emër të Martinaj.

“Llogaritë bankare ishin zero. Ai i ka marrë masat më herët për t’i boshatisur, pasi ka kaluar tre herë kontrolli i pasurisë së tij. Vë re që ka dhe pasuri që nuk janë listë. Ato dihen që janë pasuri të tij, por të vendosura në emër të personave të tjerë. SPAK e ka pasur ndoshta të vështirë për të vërtetuar, por në informacionet që kam vijon hetimi i këtyre pasurive.

Advertisements

Është një hotel “Arbëria”, afër Laçit në Fushë kuqe, që dihet që është në emër të tij por në listën e pasurive të sekuestruara nuk është.

Është një listë me 34 subjekte, por janë dhe pasuri të tjera të cilat dyshohet se ai mund t’i ketë fshehur”, tha Banushi.

Advertisements

Artikulli paraprakVazhdojnë ‘përplasjet’ mes Kiarës dhe Luizit në shtëpinë e BBVIP: Mos mu afro!
Artikulli tjetërTMERR në mes të Parisit/ Njerëzit vrapojnë të dalin jashtë, çfarë ndodhi brenda qendrës tregtare (Video)