Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme.
Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra kthjellimi.
Reshje shiu të herëpashershmë me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit.
Në orët e pasditet reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri të lartë.

Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe reshje bore me intensitet mesatar.

Advertisements

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës ditës e diel përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 25-28m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 6-7 ballë.

Advertisements

Artikulli paraprak“Efekti Big Brother VIP”/ Rrugët e Shqipërisë bosh, qytetarët mbyllen në shtëpi për spektaklin
Artikulli tjetërNga paratë te dashuria, njihuni me parashikimin e yjeve për sot